TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Janar 2024, 16:06

Kukësi gjen zëvendësuesin e Stavri Nicës, verilindorët prezantojnë trajnerin e tretë brenda sezonit

Shkruar nga Pamfleti

Kukësi gjen zëvendësuesin e Stavri Nicës, verilindorët

Kukësi nuk gjen paqe, me drejtuesit e klubit që vendosin të ndryshojnë edhe një herë timonier. Këtë herë, pas humbjes kundër Dinamos, drejtuesit e klubit verilindorë pranuan dorëheqjen e Stavri Nicës, me këtë të fundit që lë ekipin në vendin e nëntë në kuotën e 19 pikëve. Kukësi nuk ka humbur kohë dhe këtë të mërkurë prezantuan trajnerin e ri, Emiljano Çelën.

Me anë të një njoftimi për mediat, klubi i Kukësit zyrtarizoi afrimin e Çelës, i cili së bashku me asistentin e tij Alfred Allamani ka nisur menjëherë punën për të përgatitur ekipin për sfidën e radhës, atë kundër Tiranës. Çela këtë sezon ishte pjesë e Flamurtarit ndërsa rikthehet sërish të drejtojë në elitën e futbollit shqiptar. Çela është trajneri i tretë i Kukësit këtë sezon pasi fillimisht e nisën me Hallaçin ndërsa vendin e tij më pas e mori Stavri Nica.

Si kurrë më parë, Kukësi këtë sezon rrezikon realisht shumë mbijetesën, teksa renditen në vendin e parafundit, por zona “play out” është vetëm tre pikë larg.

Postimi i plotë i Kukësit:

Njoftim

Emiljano Çela do jete trajneri i ri i ekipit!

Se bashku me asistentin e tij Alfred Allamani do fillojne pergatitjen per ndeshjen kundra Tiranes!

Suksese Emiljano!

Kukësi gjen zëvendësuesin e Stavri Nicës, verilindorët

 

emiljano çela trajneri i kukësit

Lini një Përgjigje