TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2024, 21:51

Arabia Saudite eliminohet nga Kupa e Azisë, veprimi i Mançinit pa mbaruar penalltitë bën xhiron e rrjetit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arabia Saudite eliminohet nga Kupa e Azisë, veprimi i Mançinit pa

Eksperienca e Roberto Mançinit si trajner i Arabisë Saudite nuk po shkon aspak siç e kishte menduar trajneri italian kur braktisi drejtimin e përfaqësueses së vendit të tij për t’i thënë “PO” ofertës së sheikëve. Rezultatet kanë lënë për të dëshiruar, teksa lojtarët kanë nisur të bojkotojnë ekipin kombëtar dhe sot, erdhi edhe eliminimi nga Kupa e Azisë përballë Koresë së Jugut.

Duket se trajneri po e përjeton keq këtë situatë dhe një veprim i tij gjatë humbjes me penallti përballë koreano-jugorëve, po bën xhiron e rrjetit.

Ndeshja u vendos nga penalltitë dhe në ekzekutimin e tyre, dy futbollistë sauditë radhazi humbën gjuajtjet nga pika e bardhë. Para se Koreja e Jugut të ekzekutonte të katërtën, që do të vuloste kualifikimin në çerekfinale, Mançini vendosi në mënyrë të pakuptimtë të kthehej në dhomat e zhveshjeve.

roberto mançini trajneri i arabisë saudite

Lini një Përgjigje