TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2024, 22:40

Arsenali merr triumfin e dytë radhazi, “Topçinjtë” fitojnë dhe dhe i bëjnë presion Liverpulit kryesues

Shkruar nga Pamfleti
Arsenali merr triumfin e dytë radhazi, “Topçinjtë”

Arsenali mori triumfin e dytë radhazi në kampionat, pasi triumfoi 1-2 ndaj Notingem Forestit në transfertë. Në minutën e 23, mysafirët lëshuan sinjale në drejtim të portës së mbrojtur nga portieri amerikan, Tërner. Gjithsesi, goditja e Martinelit u bllokua nga prapavija.

Ekipi i Artetës u tregua i rrezikshëm sidomos nga krahët. “Topçinjtë” mund të kishin shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh, nëse Bukajo Saka do të koordinohej mirë nga brenda zonës.

Për të ardhur te goli, Gabriel Xhesus zhbllokoi takimin, në minutën e 65. Pak më vonë, Saka siguroi fitoren me golin e qetësisë. Goli i vendasve me Taiuo Auoniji në fund shërbeu vetëm për statistikë.

Pas javës së 22, Arsenali ka 46 pikë, dy më pak se Liverpuli, ndërsa në javen e 23 dy skuadrat do jenë përballë njëra-tjetrës.

arsenal notingem forest premier liga

Lini një Përgjigje