
Në vitin 2011 bota magjike e Premier Ligës tronditet deri në palcë, kur tabloidët britanikë zbulojnë se Rajan Gigs jo vetëm që është i pabesë ndaj gruas së tij, Stejsi Kuk, por, një nga lidhjet e tij jashtëmartesore, ishte me Natasha Liver, gruan e vëllait të tij!
Katër vjet më i vogël, Rodri ishte martuar me Liverin në vitin 2003, por që nga viti 2002 ajo kishte një lidhje të paligjshme me Rajan, e cila vazhdoi deri në vitin 2010 kur gjithçka u zbulua nga mediat.
Gigs, 3-vite më parë u përball me akuzat e dhunës në familje (sulmimi i partneres së tij, por u lirua) dhe humbi punën si trajner i kombëtares së Uellsit, me Rodrin duke bërë ankesën e tij...
"Përherë jam përpjekur të jem një baba dhe bashkëshort i mirë dhe ai (Rajan) është thjesht një idiot,"- i tha ai podkastit “The Central Club”, duke zbuluar pse familja e tij ka një marrëdhënie të mirë me ish-lojtarin e Mançester Junajtid.
“Ata mendojnë se kam shitur histori për Rajan dhe familjen tonë, sepse isha mik me një gazetar. Dhe ata ende e besojnë këtë edhe sot e kësaj dite. Janë idiotë të ndyrë dhe të gjitha këto i thonë pa asnjë provë”,- tha ndër të tjera ai dhe vazhdoi:
“Nëse do të doja të shisja tregimet e Rajanit, do ta kisha bërë shumë lehtë vitin e kaluar (kur po zhvillohej gjyqi për sulmin ndaj partnerit të tij). Më besoni ka shumë histori që po t'i tregoja do t'i kisha 'varrosur'! Por pse duhet ta bëj?'
Megjithatë, pak më vonë, Rodri i dërgoi një paralajmërim të qartë vëllait të tij, duke thënë:
“Nuk jam aq i hidhur sa më thonë disa, por vëllai im duhet të jetë i kujdesshëm sepse mund të jem! Jo vetëm unë, por edhe disa të tjerë. Tani është 50-vjeç... Duhet të rritet në një moment. Ai nuk mund të ndreqë atë që sheh”.
Gjithsesi, Gigs, theksoi se dy vëllezërit kanë njëfarë komunikimi, me të cilin tashmë ka ndryshuar një faqe në jetën e tij dhe është shprehur pozitiv për t'u takuar sërish...
“Mund të më telefonojë kur të dojë. Kam ecur përpara, kam një karrierë të re dhe të gjitha gjërat që kam kaluar në jetën time i kam përballuar vetë. Rajan është dëmtuar nga mediat dhe njerëzit që e kanë ndjekur që kur ishte 17-vjeç, por ai është i vetmi përgjegjës për disa nga veprimet e tij”.
Lini një Përgjigje