TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2025, 21:11

Kualifikueset e Botërorit/ Strakosha i padiskutueshëm pë Silvinjon, por në Greqi portieri kuqezi ka humbur formacionin

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e Botërorit/ Strakosha i padiskutueshëm pë

Tomas Strakosha nuk po kalon një moment të mirë në këtë pjesë të karrierës, pasi portieri i Kombëtares shqiptare ka humbur vendin e titullarit në radhët e skuadrës së AEK-ut të Athinës, në dëm të italianit Alberto Brinjoli. 
 
Por një javë para grumbullimit me Kombëtaren shqiptare për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026, shtohen telashet për portierin kuqezi, pasi ai është lënë jashtë skuadrës nga trajneri Matias Almejda. 

Mediat greke raportojnë se ”shqetësimet fizike” kanë bërë që ai të mos udhëtonte me ekipin për duelin e komplikuar ndaj Arisit të Selanikut, duke qenë kësisoj një spektator për duelin në fjalë. 
Kujtojmë se Strakosha është titullar i padiskutueshëm në radhët e Kombëtares shqiptare, që nga momenti kur trajneri Silvinjo vendosi të ndryshonte hierarkinë duke larguar Etrit Berishën nga formacionin për t’i besuar 29-vjeçarit. 

“Pushimi” i Berishës në këtë sezon si dhe aktivizimi me luhatje i Strakoshës me klubin grek, bën që të ketë tashmë një problem të madh të dukshëm sa i përket katërkëndorit kuqezi. Vetëm Elhan Kastrati ka luajtur rregullisht në këtë sezon në Serinë B me Çitadelën, por duhet theksuar se edhe ai vjen nga një dëmtim që e la jashtë fushave për një muaj. 
 

tomas strakosha portieri i kombëtares shqiptare aek

Lini një Përgjigje