TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2025, 19:04

Daku “ndizet” para kualifikueseve të Botërorit, dygolësh në 20 minuta kundër Spartakut të Moskës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Daku “ndizet” para kualifikueseve të Botërorit,

Aktualisht po zhvillohet takimi i rëndësishëm i javës së 20 të kampionatit rus mes Rubin Kazan dhe Spartakut të Moskës. Ylli i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku është bërë protagonist në këtë sfidë që në pjesën e parë. 

Sulmuesi 27-vjeçar ka arritur të realizojë dy gola në një hark kohor prej 20 minutash. Goli i parë i Dakut u realizua prej një gabimi të mbrojtjes kundërshtare, ku sulmuesi kuqezi nuk e fali portierin e Spartakut. 


Ndërsa goli i dytë u realizua me kokë nga Daku i cili kërceu në ajër duke çuar topin në rrjetë. 27-vjeçari aktualisht regjistron 11 gola me Rubin Kazan në kampionat. 



 

mirlind daku sulmuesi shqiptar rubin kazan

Lini një Përgjigje