
Çelsi ka fituar 1-0 ndaj Leisterit në “Stamford Bridge”, ndeshje e vlefshme për javën e 28 në Premier Ligë. Në minutën e 19, Zhadon Sanço u pengua brenda zonës, penallti për “Blutë”, por Kol Palmer gaboi nga 11-metrat. Pjesa e parë u mbyll 0-0.
Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 60, ku Kukureja dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje shumë të fortë nga distanca. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Me këtë fitore, Çesli shkon në vendin e katërt me 49 pikë, 2 më shumë se Siti i Guardiolës që renditet tani në vendin e pestë.
Ndërsa në ndeshjen tjetër Totenhemi barazoi 2-2 në fushën e vetë ndaj Bërnmuthit. qtë shënuan fillimisht me Tavernier në minutën e 42, ndërsa dyfishuan shifrat me Evanilson në minutën e 65.
Vendasit ngushtuan shifrat në minutën e 65, pas një supergoli të Pape Matar Sarr. “Gjelat” barazuan shifrat në minutën e 83, Son Heung-Min u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Lini një Përgjigje