
Lojtari i kombëtares, Rei Manaj u largua me ambulance nga fusha gjatë ndeshjes Sivaspor-Goztepe. Manaj humbi ndenjat pas përplasjes me një futbollist dhe u largua me ambulancë, ndërkohë klubi ka reaguar duke zbuluar gjendjen e sulmuesit të Kombëtares.
“Futbollisti ynë Rei Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe.
Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, ai është dërguar me ambulancë dhe tashmë është i vetëdijshëm.
Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rei Manajt do të ndahet me publikun.
Futbollistit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
Sporcumuz Rey Manaj, Göztepe ile oynadığımız maçın 3. dakikasında rakip oyuncu ile yaşadığı çarpışma sonucu bilincini kaybetmiştir.
— Sivasspor (@Sivasspor) March 9, 2025
Sağlık ekibimizin saha içindeki ilk müdahalesinin ardından ambulansla hastaneye kaldırılan sporcumuzun bilinci hastanede açılmıştır.
Gerekli… pic.twitter.com/LbzF5n3pOj
Lini një Përgjigje