TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Mars 2025, 22:48

Interi “kopjon” Milanin dhe fiton me përmbysje ndaj Monzës, Lautaro Martinez nderon zikaltërit

Shkruar nga Pamfleti

Interi “kopjon” Milanin dhe fiton me përmbysje ndaj

Interi fitoi 3-2 ndaj Monzës në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 në Serinë A, ku zikaltrit vuajtën jo pak për të marrë tre pikët. Në minutën e 23, Lautaro Martinez shënoi, por goli i tij u anulua nga VAR, për shkak të prekjes së topit me dorë nga sulmuesi argjentinas.

Miqtë shënuan të parët pas një kundërsulmi perfekt, ku Deni Mota asistoi mjaft bukur me finte për Birindelin dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë në minutën e 32.

Në minutën e 43, Keita Balde shënoi golin e dytë për miqtë, një realizim fantastik i ish-lojtarit të Interit që tani luan për Monzën. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Interi ngushtoi shifrat me golin e Arnautoviç, i cili dërgoi topin me kokë në rrjetë pas pasimit po me kokë të Dumfris. Pjesa e parë u mbyll 1-2 për miqtë.

Goli i barazimit erdhi në minutën 63 pas një goditjeje shumë të bukur të Hakan Çalhanoglu në kufijtë e zonës së rreptësisë, e cila përfundoi në rrjetën e Turatit.

Goli i përmbysjes së madhe për Interin erdhi në minutën e 68 me Lautaro Martinez, megjithëse u quajt autogol i Kiriakopulos. Argjentinasi shënoi me kokë pas krosimit të Karlos Agusto. Festa nisi në momentin që arbitri konfirmoi që topi e kishte kaluar vijën fatale.

Me këtë fitore, Interi shkon në 61 pikë, 4 më shumë se Napoli, i cili luan nesër ndaj Fiorentinës. Ndërsa Monza renditet e fundit me 14 pikë.

inter monza seria a

Lini një Përgjigje