
Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të ekipit katalanas, Karlos Minarro Garsia.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ishte ai i cili ua komunikoi personalisht lojtarëve të tij këtë ngjarje tronditëse. Më pas me mirëkuptimin e Osasunës, u vendos që ndeshja të anulohej e të shtyhej për një ditë tjetër, ndonëse skuadrat po bëheshin gati të dilnin në nxehmje dhe shumë tifozë kishin mbushur shkallët e stadiumit.
Fillimisht tifozët nuk po kuptonin çfarë kishte ndodhur dhe pse skuadrat nuk po dilnin plotësisht në fushë. Por më pas një njoftim në altoparlantët e stadiumit, u shpjegoi situatën dhe i ftoi të boshatisnin shkallët.
Ata filluan të largohen pak nga pak, ndërsa të njëjtën gjë bënë edhe portierët e Osasunës, të cilët ishin të vetmit që kishin qendruar që në fillim në fushë duke bërë nxehmje.
Así se anunció por megafonía la suspensión del partido entre Barcelona y Osasuna. No se juega por el trágico fallecimiento en las últimas horas y de forma repentina del doctor del Barcelona, Carles Miñarro
— MARCA (@marca) March 8, 2025
???? @MCTorresA pic.twitter.com/YbCuZJCZc9
Lini një Përgjigje