TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2025, 16:29

Getafe i jep “asist” Realit, mposht në ‘frymën e fundit’ Atletikon e Madridit

Shkruar nga Pamfleti

Getafe i jep “asist” Realit, mposht në ‘frymën e

Getafe ka mundur Atletikon e Madridit 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27 në La Liga, në një sifdë ku nuk munguan tensionet në fushë, kartonët e shumtë të verdhë, karton i kuq, dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të VAR-it. Pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë pa gola. 

Rezultati i takimit u zhbllokua në minutën e 75, Aleksandër Shorloth shënoi për Atletikon nga pika e bardhë e penalltisë. 

Në minutën e 87, “Los Kolçoneros” mbetën me 10 lojtarë, pasi Angel Korrea u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit. Një minutë më vonë erdhi goli i barazimit për vendasit. 

Arambarri barazoi shifrat, duke përfituar nga topi i ardhur nga goditja e dënimit. Në minutën e 92 erdhi përmbysja e madhe, ishte sërish Arambarri që dërgoi topin në rrjetë, këtë herë me një goditje shumë të bukur nga jashtë zonës. 

Ndeshja u mbyll përfundimisht 2-1. Atletiko e Madridit mbetet vend të dytë me 56 pikë, por me një ndeshje më shumë se Barcelona dhe Reali, ndërsa Getafe renditet në vend të 11 me 33 pikë. 

getafe atletiko madrid la liga

Lini një Përgjigje