TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2025, 17:10

Fitore me peshë e Napolit kundër Fiorentinës, djemtë e Kontes vijojnë misionin titull

Shkruar nga Pamfleti

Fitore me peshë e Napolit kundër Fiorentinës, djemtë e

Napoli ka fituar 2-1 ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 e luajtur në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 25 nga Romelu Lukaku. 

MekTomini goditi bukur dhe topi i kthyer mbrapsht nga pritja e De Gea-s, shkoi në këmbët e sulmuesit belg, i cili e pati mjaft të lehtë për ta futur në rrjetë. 

Në minutën e 60, Raspadori dyfishoi shifrat pas asistit të bukur të Lukakut, ndeshje shumë e mirë për belgun sot. Në minutën e 65, miqtë ngushtuan shifrat me golin e bukur të Gudmundson nga distanca. 

Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Napoli nuk i ndahet Interit, duke u renditur në vend të dytë me 60 pikë, një më pak se zikaltrit e vendit të parë. Fiorentina mbetet në vendin e shtatë me 45 pikë. 
 

napoli fiorentina seria a

Lini një Përgjigje