TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2025, 16:48

Humbi ndjenjat në fushë dhe u transportua në spital, këto janë fjalët e para të Rei Manajt që çuditën mjekët

Shkruar nga Pamfleti

Humbi ndjenjat në fushë dhe u transportua në spital, këto

Rei Manaj ka qenë protagonist i një incidenti të frikshëm në ndeshjen që Sivaspor luajti ndaj Goztepe në kampionatin turk. 

Futbollisti i Kombëtares shqiptare u përplas me një kundërshtar dhe mori goditje në kokë, duke përfunduar pa ndjenja në fushë, ndërsa u desh ndërhyrja e ambulancës për ta dërguar atë në drejtim të spitalit për t’iu nënshtruar vizitave më të hollësishme. 

Ndërkohë, është mësuar se fjalët e para të Manajt me mjekët, kanë çuditur jo pak këta të fundit. Mediat turke raportojnë se pyetja që u ka bërë menjëherë Manaj atyre ishte “A do të mund të luaj në javën e ardhshme?”. 

Një frazë që ka lënë të befasuar stafin e spitalit, teksa ka treguar edhe njëherë dëshirën e madhe të sulmuesit për të qenë në fushën e lojës. 

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor

Lini një Përgjigje