
Lajme aspak të mira nga Italia për Igli Taren, për shqiptarin është shtuar konkurrenca për të marrë postin e drejtorit sportiv te Milani.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Tare momentalisht nuk është pretendenti kryesor për të marrë postin e rëndësishëm te kuqezinjtë, pas CEO i kuqezinjve, Xhorxhio Furlani, po zhvillon bisedime me një tjetër konkurrent, që konsiderohet pretendent më i fortë sesa shqiptari.
Bëhet fjalë për Markus Kroshe, i cili ka një eksperiencë të pasur sidomos në Bundesligë, ku për dy vite 2019-2021 ka qenë drejtor sportiv te Lajpcigu, më pas për 3 vite ka qenë anëtar bordi dhe menaxher i përgjithshëm i tregut tek Ajntrahti i Frankfurtit.
44-vjeçari konsiderohet si pretendenti kryesor për të marrë postin e drejtorit sportiv të Milanit, pasi është alternativa kryesore për Furlanin, ndërkohë Zlatan Ibrahimovic, tashmë në rolin e këshilltarit, vazhdon të këmbëngul ende për Igli Taren.
Zyrtarizimi i drejtorit të ri sportiv të Milanit pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.
Lini një Përgjigje