
Reali i Madridit është rikthyer te fitorja në LaLiga pas një disfate javën e kaluar. “Los Blancos” kanë arritur të fitojnë në shtëpi ditën e sotme ndaj Rajo Vajekanos me shifrta 2-1.
Pjesa e parë nisi në mënyrë shumë të mirë për madrilenët, të cilët kaluan në avantazh me Kilian Mbape. Katër minuta më vonë, Vinicius Zhunior realizoi golin e dytë për Realin e Madridit.
Në fundin e pjesës së parë, Vajekano gjeti rrjetën, por pa mundur të dalë me pikë nga ky takim.
Reali i Madridit ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit, me pikë të barabarta me Barcelonën dhe me një pikë më shumë se Atletiko e Madridit.
Lini një Përgjigje