
Mirlind Daku ishte protagonist absolut për Rubin Kazan sot. Lojtari i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola në pjesën e parë kundër Spartakut të Moskës.
Nuk ishte e thënë që kjo mbrëmje të mbyllej në mënyrën më të mirë. Kjo pasi në minutën e 74, një episod me rivalin prishi çdo gjë.
Daku pa gjyqtarin të nxirrte kartonin e dytë të verdhë për të dhe rrjedhimisht të kuqin. Kaq mjaftoi dhe lojtari shqiptar humbi kontrollin në Rusi.
Për ta qetësuar Dakun u përfshinë shumë shokë nga skuadra dhe pjesëtarë nga stafi.
Lini një Përgjigje