TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2025, 19:37

Arsenali dorëzohet për titullin, sezon për t’u harruar për Junajtid; supersfida e Premier Ligës mbyllet në paqe

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali dorëzohet për titullin, sezon për t’u harruar

Supersfida e javës së 28 në Premier Ligë mes Mançester Junajtid dhe Arsenalit e luajtur në “Old Trafford” ka përfunduar në barazim 1-1. 

Fatin e pjesës së parë e vendosi Bruno Fernandes, portugezi ekzekutoi në mënyrë mjestërore një goditje dënimi në minutat shtesë duke i dhënë avantazhin “Djajve”. 

Goli i barazimit për “Topçinjtë” erdhi në minutën e 73, Jurrien Timber dha një assist perfekt për Deklan Rajs, i cili shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme. 

Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, një rezultat që nuk kënaq asnjë nga të dy ekipet. Pas këtij barazimi, Arsenali gjendet 15 pikë larg Liverpulit të vendit të parë, gara për titull përfundimisht është e mbyllur. 

Ndërkohë që Mançester Junajtid renditet në vendin e 14 me 34 pikë, një sezon i gjithi për t’u harruar për “Djajtë e Kuq”. 

arsenal mançester junajtid premier liga

Lini një Përgjigje