TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2025, 20:03

Roma merr fitoren e 5 radhazi, verdhekuqtë kalojnë mbi Milanin e Fiorentinën dhe futen në garë për Champions

Shkruar nga Pamfleti

Roma merr fitoren e 5 radhazi, verdhekuqtë kalojnë mbi Milanin e
Roma ka marrë fitoren e pestë radhazi në Serinë A. “Viktima” e radhës për skuadrën e drejtuar nga Klaudio Ranieri ishte Empoli. Në sfidën e vlefshme për javën e 28, e luajtur në “Karlo Kastelani”, verdhekuqftë fituan 0-1. 

Golin e vetëm të fitores e shënoi Matias Shule brenda 20 sekondave të para, pas asistit të Salah-Edine. Verdhekuqtë përfituan nga një top i gabuar i vendasve dhe me një kundërsulm të shpejtë gjetën golin me yllin e ri argjentinas. 

Pas kësaj fitoreje, Roma renditet e shtata me 46 pikë, 4 pikë larg vendit të gjashtë që të kualifikon në Kupat e Europës. Empoli mbetet në vendin e 18 me 22 pikë. Ardian Ismajli vazhdon të jetë i dëmtuar dhe mungesa e tij ndjehet shumë tek Empoli. 

roma empoli seria a

Lini një Përgjigje