
Rei Manaj ka kaluar një situatë aspak të këndshme gjatë kësaj të diele, teksa një përplasje në minutat e para të ndeshjes mes Sivasporit dhe Goztepes, e la pa ndjenja në fushë, pasi kishte marrë një goditje në kokë. Lojtari u transportua me ambulancë në spital por për fat të mirë, situata e tij është normalizuar.
Mjekët i kanë kërkuar që të qendrojë gjatë kësaj nate në spital, në mënyrë që ta kenë nën kontroll të vazhdueshëm lojtarin për të shmangur surprizat e pakëndshme. Por që tani Manaj po mendon për kthimin në fushë, siç e tregoi edhe në bashkëbisedimin e tij me trajnerin Riza Çalimbaj.
Në videon e mëposhtme dëgjohet Manaj, teksa shpjegon situatën e tij dhe prognozën që i kanë bërë mjekët.
“Pushim 2, 2-3 ditë dhe pastaj stërvitje normale. Shihemi pas 2-3 ditësh”, i premton Manaj trajnerit të tij, duke i bërë të qartë se dëshiron të kthehet sa më parë në fushë.
Lini një Përgjigje