TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2024, 20:02

Kosova hedh prapa dështimin në kualifikueset e “EURO 2024”, ‘Dardanët’ zbulojnë kundërshtarët e 3 ndeshjeve miqësore

Shkruar nga Pamfleti

Kosova hedh prapa dështimin në kualifikueset e “EURO

Dështimi në kualifikueset e “EURO 2024” është hedhur mbrapa dhe tashmë fokusi është  tek e ardhmja. Përfaqësuesja e Kosovës ka programuar tri ndeshje miqësore, dy për muajin mars dhe një për muajin qershor. Fillimisht më 22 mars, “Dardanët” do të luajnë kundër Armenisë në Jerevan, me synimin e vetëm që është fitorja. Më pas, më 26 mars, do të përballen me Hungarinë, në Budapest.

Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo.

Federata e Futbollit të Kosovës është në bisedime për miqësoren e tretë për qershorin dhe shumë shpejt do të konfirmohet edhe kundërshtari tjetër. Këto miqësore do të shërbejnë që ekipi “Dardan” të përgatitet sa më mirë për ndeshjet zyrtare në vjeshtë në kuadër të Ligës së Kombeve, shorti i së cilës do të hidhet më 8 shkurt.

kosova ndeshjet miqësore

Lini një Përgjigje