TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2024, 17:45

Skandali me “pullë të kuqe” trondit Formula 1, drejtori i ekipit të Red Bullit nën akuzë

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me “pullë të kuqe” trondit Formula 1, drejtori i

Stuhi te Red Bull me akuza ndaj drejtorit të ekipit Kristian Horner, të cilat kanë tronditur skuadrën austriake.

Horner është në qendër të një hetimi, të nisur menjëherë nga ekipi dhe të kryer nga një avokat i pavarur i caktuar për të shqyrtuar akuzat kundër tij, për dërgimin e “imazheve intime” te një punonjëse e ekipit.

Në momentin e vështirësisë më të madhe, britaniku 50-vjeçar u mbështet nga gruaja e tij, Geri Haliuell, me një burim të afërt me ish-këngëtaren e Spice Girls që ka treguar për “The Sun”:

Geri ishte në lot gjatë gjithë fundjavës ndërsa kujdesej për fëmijët e saj. Ajo këmbëngul se Kristian nuk bëri asgjë të keqe”.

Në media të ndryshme ndërkombëtare flitet për “sjellje të papërshtatshme ndaj një punonjëse të ekipit të garave”, sipas gazetës gjermane “Bild” dhe gazetës britanike “The Times”, ankesa ka ardhur nga një punonjëse e ekipit, e cila ka marrë imazhe intime të Hornerit në celularin e saj.

Detajet që dalin, edhe nëse duhet ruajtur prezumimi i pafajësisë, do ta kishin shtyrë skuadrën të reflektonte për të ardhmen e menaxherit. Por ka nga ata që mendojnë se mund të jetë edhe një larje e brendshme hesapesh.

Sipas thashethemeve, Kristian Horner i është kërkuar të bëjë një hap prapa dhe të japë dorëheqjen, për të shmangur shkarkimin. Vetë Horner ka mohuar gjithçka.

Luftë e brendshme apo jo, pozicioni i Horner është shumë i rrezikuar brenda Red Bull. Disa media tashmë po flasin se kush mund të jetë pasardhësi i tij.

Xhonatan Uitli është emri më i mundshëm pasi tashmë është drejtor sportiv i ekipit, kandidati tjetër është drejtori teknik Pier Uash, i cili do të preferonte të qendronte në sektorin e tij.

 

kristian horner drejtori i ekipit të red bull

Lini një Përgjigje