TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2024, 16:39

Skandal në La Liga, tifozi prek nga të pasmet futbollistin e Sevijas (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në La Liga, tifozi prek nga të pasmet futbollistin e Sevijas

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Rajo Vajekanos dhe Sevijas e cila përfundoi me rezultatin 1-2.

Në minutën e 23 ndodhi një episod i çuditshëm, teksa protagonist ishte Lukas Okampos. Teksa mesfushori po përgatitej të bënte një rivënie, një tifoz i Rajos i prek të pasmet. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe tashmë është bërë një skandal në Spanjë.

Sevija FC shpreh keqardhje të thellë për incidentin e ndodhur këtë të hënë në ndeshjen kundër Rajo Vajekanos, ku lojtari ynë Lukas Okampos iu nënshtrua një gjesti të turpshëm dhe krejtësisht të papërshtatshëm nga një tifoz vendas. Sevija FC shpreson që do të merren masat e duhura që karakterizon rregulloren që një sjellje e tillë të mos përsëritet në një fushë futbolli dhe kjo është transferuar në La Liga. Këto gjeste dhe sjellje nuk duhet të lejohen në garën tonë nëse ne aspirojmë të jemi liga më e mirë në botë”, thuhet në deklaratën e klubit.

 

sevilja rajo vajekano tifozi

Lini një Përgjigje