TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shkurt 2024, 22:44

Roma e “rilindur” nga De Rossi, kryeqytetasit marrin fitoren e radhës në kampionat

Shkruar nga Pamfleti

Roma e “rilindur” nga De Rossi, kryeqytetasit marrin fitoren e

Ardhja e De Rosit në krye të stolit të Romës, duket se ka rilindur kryeqytetasit. Roma mori triumfin e 3-të radhazi, këtë herë duke mundur pastër në Olimpico Cagliarin me shifrat 4-0.

Vendasit realizuan shumë shpejt, që në minutën e dytë me Pellegrinin. Brenda pjesës së parë, Lukaku me shokë dyfishuan shifrat, me anë të Dybala.

Mysafirët nga Sardenga pretenduan për penallti në fundin e pjesës së parë. Arbitri Marcenaro akordoi 11-metërshin për prekje me dorë, por ktheu mbrapsht vendimin, pas një rishikimi me VAR.

Në pjesën e dytë nuk u ndal festivali i golave, Dybala kompletoi dopietën, ndërsa më pas pati Hujisen shënoi emrin në listën e golashënuesve.

Roma e “rilindur” nga De Rossi, kryeqytetasit marrin fitoren e

de rossi roma

Lini një Përgjigje