TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2024, 23:10

Çmenduri në “Santiago Bernabeu”, Atletiko ‘rrëmben’ një pikë në derbin e derbit

Shkruar nga Pamfleti

Çmenduri në “Santiago Bernabeu”, Atletiko

Atletiko e Madridit nuk vdes kurrë. Barazim 1-1 në derbin madrilen ndaj Realit në fund, në “Santiago Bernabéu” të tejmbushur me tifozë. “Los Kolçoneros” pësuan gol në minutën e 20. Diaz kaloi topin pas shpinës së Oblak, falë një rrëmuje në zonë. 

Në fillimin e pjesës së dytë, Atletiko vendosi ekuilibrat. Festa zgjati pak pasi goli i Saviçu konsiderua pozicion jashtë loje, pas një rishikimi me VAR. Në minutën e 66, djemtë e Ançt pretenduan penallti pas një rrëzimi në zonë të Belingam. Nuk ishte i këtij mendimi arbitri, që dha shenjë që loja të vijonte normalisht. 

Reali u përpoq që të ruante me fanatizëm rezultatin deri në fund, por nuk ia doli dot, pasi Lorente vendosi ekuilibrat në minutat shtesë. Reali i Madridit kryeson me 58 pikë kampionatin, e ndjekur nga Xhirona. Atletiko mbetet në korsinë Champions me 48 pikë. 

reali i madridit atletiko e madridit la liga

Lini një Përgjigje