TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2024, 21:43

Ernest Muçi i preferuari i Fernando Santos, ish-trajneri i Polonisë kërkon talentin e kombëtares shqiptare te Beshiktashi

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi i preferuari i Fernando Santos, ish-trajneri i Polonisë

Me shumë gjasa ky do të jetë sezoni i fundit i Ernest Muçit te skuadra e Legias së Varshavës. Mediat turke bëjnë të ditura se gjiganti turk Beshiktash, ka shprehur interesim për të marrë shërbimet e lojtarit të Shqipërisë.  

Sigurisht që problemi kryesor është vlera e kartonit, pasi Muçi nuk lëshohet për më pak se 7 milionë euro. Te Beshiktashi, është trajner Fernando Santos, njeriu që u shkarkua pas humbjes që Shqipëria i shkaktoi Polonisë.  

Muçi duket se është shndërruar në të preferuarit e Santosit, me portugezin që kërkon të transferojë në Turqi, talentin shqiptar. 
 

ernest muçi beshiktash fernando santos

Lini një Përgjigje