TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2024, 20:26

E treta radhazi, Atalanta mund pa vështirësi Lacion, Gjimshiti ia del përballë Hysajt

Shkruar nga Pamfleti

E treta radhazi, Atalanta mund pa vështirësi Lacion, Gjimshiti ia del

9 pikë në 3 ndeshjet e fundit. Atalanta nuk ndalet dhe vazhdon me ngjitjen në kampionat. Në Bergamo, Gjimshiti me shokë dhuruan spektakël para tifozëve të vet, duke mundur Lacion me shifrat 3-1. Pasaliç dhe De Ketelare vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë. 

Në minutën e 76, të besuarit e Gasperinit hipotekuan fitoren falë De Ketelare. Shumë pak për të thënë për Lacion në këtë takim, që realizoi golin e nderit me të zakonshmin Çiro Imobile. 

Ky rezultat bën që Atalanta të jetë në vendin e katërt me 39 pikë, në zonën Champions. Në krahun tjetër ,Lacio ku luan Hysaj është larg pritshmërive, vetëm vendi i nëntë. 

atalanta lacio seria a

Lini një Përgjigje