TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2024, 18:03

Moment special për sulmuesin shqiptar, 25-vjeçari zbulon gjininë e fëmijës para tifozëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Moment special për sulmuesin shqiptar, 25-vjeçari zbulon

Moment special për sulmuesin shqiptar të Kosovës, Ermal Krasniqi, i cili pritet të behet baba. 25-vjeçari i cili është pjesë e Rapidit të Bukureshtit, pas ndeshjes së sotme ndaj Otelul, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2-1, zgjodhi një mënyrë të veçantë, për të zbuluar gjininë e bebit, që pritet të vijë në jetë.  

Krasniqi mbante në dorë një top të vogël, i mbushur me pluhurin që simbolizonte gjininë e fëmijës, teksa shkoi pranë tifozëve ultras të Rapidit, për të shpërthyer topin nga ku u përhap pluhuri blu.   

Një moment vërtetë special, teksa këtë gëzim Krasniqi e ka ndarë edhe me shokët e tjerë të skuadrës.  

ermal krasniqi sulmuesi shqiptar rapidi i bukureshtit

Lini një Përgjigje