TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2024, 17:40

Mbi 1 mld euro merkato, epoka post Broja nis me turpërim për Çelsin, shkëlqen Junajtid, Hojlund shkruan historinë me “Djajtë e Kuq”

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 1 mld euro merkato, epoka post Broja nis me turpërim për

Çelsi pësoi disfatë 2-4 në shtëpi ndaj Ullverhempton, në ndeshjen e Premier Ligës. “Blutë e Londrës” realizuan të parët me Palmer, por u përmbysën brenda fraksionit, pas golit të Cunjas dhe autogolit të Disasit. 

“Ujqërit” thelluan shifrat me Kunjan në minutën e 63. Sulmuesi brazilian kompletoi tripletën në minutën e 82, duke shndërruar në gol një penallti. Deri në fund, Çelsi “tundi rrjetën” me Tiago Silvën, por pa u futur dot në lojë. Skuadra e Poçetinos e sheh veten në vendin e 11, një vend më poshtë se Ullverhempton. 

Kjo ishte ndeshja e parë e Çelsit pas largimit të Brojës drejt Fulhemit, teksa problemet në sulm vazhdojnë të hasen te skuadra e Poçetinos.

Tashmë Europa duket larg për “Blutë”, të cilët shpresojnë vetëm te “Kupa e Ligës” në mënyrë që të mos quhet përfundimisht një sezon tjetër i dështuar.

Mançester Junajtid kaloi 3-0 Uest Hemin në shtëpi. “Djajtë e Kuq” treguan karakter në pjesën e parë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh, pas golit të Hojlund. Në pjesën e dytë, dopieta e Garnaço i vendosi “vulën” suksesit. 

Rasmus Hojlund është lojtari më i ri ndonjëherë që ka shënuar në katër paraqitje radhazi në Premier Ligë për Mançester Junajtid. Dhurata perfekte për datëlindjen e 21. 

Me këtë rezultat, djemtë e Ten Hag koleksionojnë fitoren e dytë radhazi, duke shkuar në kuotën e 38 pikëve, në vendin e gjashtë. Djemtë e Mojes gjenden në vendin e shtatë me 36 pikë. 
 

çelsi uest hem mançester junajtid premier liga

Lini një Përgjigje