
Napoli fiton me përmbysje me rezultatin 2-1 ndaj Veronës, në një takim që rezultoi shumë i luftuar.
Pas pjesës së parë që u mbyll me porta të paprekura, miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 72 me Kopola që gjeti rrugën drejt rrjetës, ndërsa vendasit reaguan shpejt dhe barazuan në minutën e 79 me golin e Ngonge.
Ndeshja u vulos nga një perlë e vërtetë e realizuar nga Kvaratskhelia në minutën e 87.
Pas javës së 23, Napoli renditet në vend të shtatë me 35 pikë, teksa Verona në vend të 18 me 18 pikë.
Lini një Përgjigje