TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2024, 22:34

Debutim i pafat për Brojën me fanelën e Fulhemit, trajneri Silva konfirmon dëmtimin e “shqiponjës kuqezi”

Shkruar nga Pamfleti

Debutim i pafat për Brojën me fanelën e Fulhemit, trajneri Silva

Debutim i pafat për Armando Brojën me fanelën e Fulhemit, në duelin e ditës së sotme ndaj Bërnlit që përfundoi me shifrat 2-2.

Ylli i Kombëtares, u hodh në fushën e lojës në minutën e 74, ndërkohë në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Fulhemit, Marko Silva, zbuloi se Broja, mori një goditje në kavilje, por gjithsesi shqiptari vendosi të vazhdonte ndeshjen deri në fund. 

Ndër të tjera, Silva u shpreh se është ende shpejt për të njohur shkallën e dëmtimit të Brojës. Ky do të ishte vërtetë një lajm shumë i keq, në qoftë se yllit shqiptar do t’i duhet të pushojë sërish për shkak të dëmtimit. 

Është ende shpejt për të njohur shkallën e dëmtimit. Do ta kontrollojmë dhe të shohim se si është. Në atë moment, ai ndjente se mund të vazhdonte në fushë dhe unë e lashë në lojë”, u shpreh trajneri i Fulhemit. 

 

armando broja sulmuesi kuqezi fulhem

Lini një Përgjigje