TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2024, 19:39

Trajneri italian zbulon prapaskenën interesante: Isha në bisedime për të marrë drejtimin e Shqipërisë para Edi Rejës

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri italian zbulon prapaskenën interesante: Isha në bisedime

Ish-trajneri i Kievos, Parmës, Fiorentinës dhe shumë klubeve të tjera në Itali, i famshmi Alberto Malezani në një intervistë të dhënë së fundmi shprehet se ka qenë në kontakte për të drejtuar Kombëtaren shqiptare. Malezani zbulon prapaskenat e kohëve më parë duke folur në “Radio Tv Seria A”:

Në vitin 2020 vendosa të ndaloj stërvitjen, ishte fundi i natyrshëm i rrugëtimit tim, por para se ta mbyllja do të më pëlqente të isha trajner i disa kombëtareve.

Kam pasur kontakte me disa kombëtare nga jashtë, por më pas asgjë nuk u realizua, ishte hapi i fundit në karrierën time, por kështu shkoi: Isha në kontakt me kombëtaren greke dhe shqiptare, do të isha kthyer me kënaqësi për të trajnuar.

Tani më pëlqen çiklizmi që ka qenë gjithmonë një pasion i madh i imi, miqve historikë dhe golfit që praktikoj në mëngjes”, u shpreh në intervistën e tij Alberto Malezani. Në atë kohë, në drejtimin e Kombëtares shqiptare ishte Edi Reja.

Trajneri italian zbulon prapaskenën interesante: Isha në bisedime

alberto malezani trajneri italian shqipëria

Lini një Përgjigje