TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2024, 19:17

Hamilton thyen heshtjen pasi firmosi kontratën me Ferrarin: Ardhja te “kokëkuqja” është një ëndërr e realizuar

Shkruar nga Pamfleti

Hamilton thyen heshtjen pasi firmosi kontratën me Ferrarin: Ardhja te

Bëri bujë kur u publikua si lajm. Hamilton te Ferrari ishte titulli kryesor në çdo media sportive. Në moshën 40-vjeçare, britaniku realizon ëndrrën e tij duke nënshkruar për “Kokëkuqen”.

Ditën e sotme, anglezi ka reaguar për herë të parë duke u shprehur se kalimi te skuadra italiane për të është një ëndërr e realizuar tashmë.

Duke ngarë Ferrarin, realizoj ëndrrën e fëmijërisë. Ndihem jashtëzakonisht me fat, pasi kam arritur rezlutate me Mercedes që vetëm mund t’i ëndërroja dhe tashmë jam te Ferrari.

Jam jashtëzakonisht krenar për gjithçka që kemi arritur së bashku dhe jam shumë mirënjohës për punën e palodhur dhe përkushtimin e të gjithëve me të cilët kam punuar gjatë këtyre viteve. Unë gjithashtu duhet të ndaj vlerësimin tim të madh me të gjithë bordin e drejtorëve të Mercedes Benz dhe me të gjithë anëtarët e kompanisë në Gjermani dhe në mbarë botën që më kanë mbështetur gjatë këtyre 26- viteve.

Tashmë është koha për të bërë një ndryshim të madh dhe për të pranuar një sfidë të re”, tha ndër të tjera Hamilton.

Sezoni i ri i Formula 1 starton më 2 mars dhe Luis Hamilton do të garojë për Mercedes dhe në vitin pasardhës do t’i bashkohet Ferrarit.

 

luis hamilton piloti britanik formula 1

Lini një Përgjigje