
Armando Broja ka debutuar ditën e sotme me Fullhemin në sfidën e javës së 23 të Premier Ligës. Sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli takimin ndaj Bërnlit, takimin që u mbyll në barazim 2-2.
22-vjeçari hyri në fushën e lojës në minutën e 74 të ndeshjes, teksa luajti për thuajse 20 minuta. Talenti i kombëtares shqiptare bëri paraqitje të mirë, ndërsa ishte një “shqetësim” për mbrojtjen kundërshtare, e cila nuk u kursye në ndërhyrjet ndaj tij.
Kujtojmë se Broja ditën e djeshme u zyrtarizua te Fullhemi. Golat e këtij takimi për Fullhemin u shënuan nga Palhinja në minutën e 17 dhe Rodri Muniz 4 minzuta më vonë, ndërsa Fofana realizoi dopietë në minutat 71 dhe 90+1.
Lini një Përgjigje