TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2024, 16:03

Lara Kolturi e pafat në disiplinën e Sllallomit, skiatorja shqiptare del nga pista dhe e mbyll botërorin e të rinjve me 2 medalje (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi e pafat në disiplinën e Sllallomit, skiatorja shqiptare

Lara Kolturi nuk ia del të mbyllë kategorinë e sllallomit. Sliatorja që garon për Shqipërinë humbi një tjetër mundësi për të marrë medalje. Pas lëshimit të parë në mëngjes ku u rendit në vendin e katërt, në pistën e Avoriaz, pretendimet e saj ishin për më lartë.

Pikërisht në lëshimin e dytë, Lara humbi kontrollin duke dalë nga pista pa mundur të mbyllë garën e të regjistrojë një rezultat pozitiv.

Megjithatë një ditë më parë, Lara siguroi dy medalje për Shqipërinë në disiplinën Giant Sllallom.

Skiatorja mori medaljen e bronztë për U-21 dhe të artën për U-18, ndërsa tani do vijojë përgatitjet për Botërorin e të rriturve ku këtë sezon ka shënuar rezultate fantastike. Edhe pse 17-vjeç ajo synon të futet në top 15 skiatoret më të mira të botës.

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje