TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shkurt 2024, 19:51

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit

Shkruar nga Pamfleti

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Paris.

Kjo është medalja e parë për këtë vit e sportistes, çka tregon edhe formën e saj të mirë në prag të Lojërave Olimpike Verore.

Kampionia olimpike e Kosovës, Krasniqi mundi britaniken Chelsie Giles falë një pike waza-ari, e cila është pika e dytë më e lartë në sportin e xhudos pas ipponit, në një luftë finale që zgjati plot katër minuta në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Pasi rrethin e parë e kaloi pa luftë, ajo e mposhti francezen Leonie Gonzalez në rrethin e dytë, ndërsa triumfoi pastaj ndaj jugkoreanes Seyun Jang për një vend në çerekfinale.

Xhudistja ia doli të mposhtë Khorloodoi Bishreltin nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të arritur në gjysmëfinale, ku rrëzoi nga gara edhe një japoneze tjetër, Kisumi Omari.

Grand Slami është ndër turnetë më të rëndësishëm në sportin e xhudos.

Krasniqi, 28 vjeçe, është kampione olimpike tashmë në kategorinë deri 48 kilogramë nga Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020.

Krasniqi e mbylli vitin 2023 si xhudistja e parë në botë në kategorinë e saj.

distria krasniqi xhudo paris

Lini një Përgjigje