TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2024, 16:48

“Boom-Boom” Armando Sadiku, sulmuesi kuqezi tund rrjetën në derbin e Kalkutës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Boom-Boom” Armando Sadiku, sulmuesi kuqezi tund rrjetën

Armando Sadiku vazhdon të shënojë në kampionatin indian të futbollit, duke qenë një nga golashënuesit më rezultativ në javët e para të këtij sezoni. Sulmuesi shqiptar, sot ka shënuar golin e tij të 7 në 23 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Në derbin e ndezur të Kalkutës mes Mohun Bagan dhe Ist Bengal, Sadiku ishte ai i cili vendosi baraspeshën në shifra, pasi miqtë kishin shënuar të parët që në minutën e tretë të ndeshjes.

Në minutën e 17, Sadiku mori një pasim nga krahu i djathtë dhe nuk gaboi me një kthesë të shpejtë, duke shënuar golin e barazimit, që ishte i katërti për të në këtë sezon.

armando sadiku sulmuesi i kombëtares shqiptare kampionati indian

Lini një Përgjigje