TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2024, 18:13

Skuka shpëton Partizanin, Egnatia ruan distancën me të kuqtë, Teuta “gjunjëzon” Skënderbeun dhe rihap luftën për mbijetesë

Shkruar nga Pamfleti

Skuka shpëton Partizanin, Egnatia ruan distancën me të

Partizani dhe Egnatia janë ndarë në barazim 1-1 ditën e sotme në “Arenën e Demave”.

Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit me një super gol. Spahiu lëshoi një goditje potente nga distanca dhe mposhti Qirkon në minutën e 59.

Pas shumë përpjekjesh për të barazuar rezultatin, Partizani ia doli në fundin e ndeshjes. Në minutën e 90, ishte Skuka, i cili shpëtoi Partizanin nga humbja.

Me këtë rezultat, Egnatia ndodhet në vendin e parë me 47 pikë, ndërsa Partizani në vendin e dytë me 37 pikë.

Ndërkohë në Durrës, Teuta ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme pas 13 ndeshjesh për misionin e tyre për të dalë nga zona e rrezikut. Durrsakët mposhtën me rezultatin 3-0 Skënderbeun në “Niko Dovana”.

Të tre golat erdhën që në pjesën e parë, ku dy prej tyre ishin tepër të shpejtë. I pari që shënoi ishte Daci në minutën e 18, ndërsa Peposhi shënoi në minutën e 42 nga pika e bardhë e penalltisë.

Pa mbaruar ende pjesa e parë, Daci trefishoi shifrat në minutën e 47 të shtesës.

Me këtë fitore, Teuta renditet në vendin e parafundit me 21 pikë, 4 më pak se zona e shpëtimit, ndërsa Skënderbeu në vendin e shtatë me 25 pikë, duke u rihapur edhe njëherë lufta për mbijetesë.

partizani egnat teuta skënderbeu abissnet superiore

Lini një Përgjigje