
Bajerni i Mynihut triumfoi me rezultatin e pastër 3-1 ndaj Borusia Mëshengladba.
Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 35, me anë të zviceranit Elvedi. Kampionët e Gjermanisë u vendosën në kërkim të golit të barazimit dhe ia dolën të barazonin shifrat që në pjesën e parë. Pavloviç dërgoi në festë tifozërinë bavareze në minutën e 45.
Djemtë e Tomas Tuhel përmbysën ndeshjen në minutën e 70. Goli i qetësisë erdhi nga De Ligt, në fund.
Sulmuesi anglez Herri Kejn ka shënuar golin e tij të 24 në Bundesligë, vetëm Uv Zeler ka realizuar më shumë gola (30 në sezonin 1963-1964) në sezonin e tij debutues në kampionatin gjerman.
Rikthehet te suksesi Bajer Leverkusen, pasi mundi pastër 0-2 Darmshtadin. Me këtë 3-pikësh, “Aspirinat” kryesojnë me 52 pikë, 2 më shumë se Bajerni i Mynihut.
Lini një Përgjigje