
Shkumbini ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vladimir Gjoni dhe në krye të skuadrës do të vendoset turkja Ilknur Aktash.
Prej disa kohësh ajo ka qenë pjesë e klubit peqinas si zëvendës-trajnere dhe tashmë duket se do të marrë drejtimin e skuadrës së parë.
“Drejtuesit e Shkumbinit njoftojnë se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vladimir Gjoni duke e falenderuar për kohën e tij në dispozicion të ekipit si dhe i urojnë suksese në punën e tij të mëtejshme. Deri në emërimin e trajnerit të ri drejtimi i pankinës do t'i besohet trajneres turke Illknur Aktash", njoftojnë peqinasit.
Aktash është trajnerja e parë femër që punon në Shqipëri dhe muaj më parë u afrua në Peqin për të qenë pjesë e Akademisë së klubit.
Lini një Përgjigje