TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shkurt 2024, 20:06

Milani fiton me përmbysje të vuajtur përballë Frosinones, kuqezinjtë shmangin katastrofën në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Milani fiton me përmbysje të vuajtur përballë Frosinones,

Milani mposht Frosinonën në transfertë me rezultatin 2-3. Kuqezinjtë shmangin një hap fals që do të ishte e rëndë për situatën ku ndodhen. Zhiru kaloi kuqezinjtë në avantazh, por vendasit përmbysën rezultatin me Shule nga penalltia dhe Maziteli në pjesën e dytë.

Në minutën e 72 ishte Mateo Gabia që riktheu baraspeshën me një gol me kokë, ndërsa 9 minuta më vonë Luka Joviç realizoi golin e përmbysjes për t’i dhënë 3 pikët Milanit.

Marvin Çuni vijon të mos jetë pjesë e ekipit të Frosinones për shkak dëmtimi, ndërsa shqiptari tjetër Arijon Ibrahimoviç hyri në fushë në minutën e 85, por pa ndryshuar gjë.

‘Djalli’ qendron i pashqetësuar në vendin e 3 me 49 pikë shumë larg ndjekësve, por me sytë nga Juventusi dhe Interi që gjithashtu ndodhen larg kuqezinjve.

milan frosinone seria a

Lini një Përgjigje