
Barcelona ka mundur 1-3 Deportivo Alaveshin në transfertë në javën e 23 të la Ligës dhe i është afruar përkohësisht kreut të renditjes.
Ishte Levandovski që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22 me një goditje të zgjuar brenda zonës së rreptësisë pas një asisti të marrë nga Gyndogan.
Polaku ishte protagonist edhe i një simulimi të dukshëm që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Në minutën e 49, Gndogan dyfishoi avantazhin për miqtë me një goditje fluturimthi.
Festa e katalanasve zhgjati shumë pak, pasi vendasit ngushtuan diferencën në minutën e 51 me Omorodion.
Në minutën e 59, Çavi zëvendësoi Gyndogan me blerjen e re Vitor Roke dhe braziliani ia shpërbleu besimin trajnerit në minutën e 63 duke realizuar golin e tretë.
Roke ishte protagonist edhe në minutën e 72, ku 18-vjeçari la ekipin me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë në harkun e pesë minutave.
Lini një Përgjigje