
Në Francë nuk kanë më dyshim, Kilian Mbape ka vendosur për të ardhmen e tij dhe do të jetë larg PSG-së. Ka qenë vetë e përditshmja franceze ”Le Parisen” e cila ka zbuluar se sulmuesi do i japë fund aventurës së tij në klubin e kryeqytetit, për t’u zhvendosur në një tjetër kryeqytet, atë të Spanjës.
Sipas saj, Mbape ka vendosur që të bashkohet me Realin e Madridit dhe për këtë tashmë janë të informuar edhe drejtuesit e PSG-së. Ofertat e fundit që këta i kishin bërë lojtarit për të rinovuar nuk kanë bërë punë dhe raportohet se Mbape ka marrë vendimin përfundimtar.
Sigurisht, mbetet zyrtarizimi i marrëveshjes, pasi akordi përfundimtar me Realin nuk është gjetur ende sa i përket anës financiare. Por lojtari është i bindur që të luajë për “Galaktikët e Europës” dhe po pret me padurim verën për t’iu bashkuar skuadrës spanjolle, ku është i sigurt se do të mund të kthehet në një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit botëror, pasi e cilëson si klubin më të madh në botë.
Lini një Përgjigje