
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani po kalon një moment të shkëlqyer te Rapidi i Bukureshtit në elitën e futbollit rumun, teksa arriti të gjejë golin e 8 sezonal.
23-vjeçari shënoi golin e avantazhit në minutën e 5 në duelin ndaj Otelul, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0, falë golit të shënuar nga Burmaz në minutën e 45+2.
Vlen të theksohet fakti se te Rapidi i Bukureshtit aktivizohen edhe dy shqiptarë të tjerë, bëhet fjalë për Ermal Krasniqin dhe Florent Hasanin, ky i fundit nuk u preferua nga minuta e parë në përballjen e sotme, ndërkohë që Krasniqi dhe Rrahmani e nisën sfidën nga fillimi.
Lini një Përgjigje