TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2024, 20:04

Elbasani dhe Flamurtari ndajnë pikët, VAR i heq vlonjatëve fitoren në shtesë mes polemikash

Shkruar nga Pamfleti
Elbasani dhe Flamurtari ndajnë pikët, VAR i heq vlonjatëve

Elbasani është ndalur në shtëpi nga Flamurtari në barazimin 1-1 në ndeshjen e javës së 19 të Kategorisë së Parë, duke lënë përsëri të vetëm në kryesimin e kampionatit Bylisin. 
 
Ekipi i Nevil Dedes dominoi ndeshjen ndaj vlonjatëve në pjesën më të madhe të saj, por ishin edhe me fat, pasi VAR-i e shpëtoi nga një humbje në minutat shtesë. 

Verdheblutë kaluan në avantazh me Hilën dhe u duk se ishin në kontroll të plotë të sfidës, sidomos pasi La Torre la me 10 lojtarë skuadrën vlonjate. Por një gol me kokë i Shkurtajt vendosi baraspeshën në rezultat dhe më pas, vetëm VAR-i i hoqi vlonjatëve tre pikët në minutat shtesë të ndeshjes. 

Ata gjetën golin me Oliveiran, por ai iu anulua me VAR mes protestash për një faull në nisjen e aksionit. Kësisoj, sfida u mbyll me shifrat 1-1, që nuk lënë të kënaqur asnjë nga dy skuadrat në rrethanat në të cilat u zhvillua takimi. 
 

elbasani flamurtari kategoria e parë

Lini një Përgjigje