TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2024, 19:42

Shou i Arsenalit në supersfidën e Premier Ligës, “Topçinjtë” mposhtin Liverpulin dhe rihapin luftën për titull

Shkruar nga Pamfleti

Shou i Arsenalit në supersfidën e Premier Ligës,

Arsenali mposht me rezultatin 3-1 Liverpulin në supersfidën e kësaj jave në Premier Ligë. Ndeshja u zhbllokua pas çerek ore lojë, ku pas një topi të kthyer nga portieri Alison, Saka e pati lojë fëmijësh të dërgonte topin në rrjetë. 

“Topçinjtë” ishin të pafat në fundin e pjesës së parë, me Gabriel që shkaktoi autogol. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa fraksioni i dytë ishte edhe më emocionues. Në minutën e 67, Van Dajk nuk u kuptua si duhej me portierin Alison. Nga gabimi përfitoi Martineli, me brazilianin që “ndezi” festën vendase në “Emirates Stadium”. 

Skuadra e Klop mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, Konate mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 88.

Në superioritet numerik, ekipi i Artetës gjeti golin e tretë! Livepuli renditet në vendin e parë me 51 pikë, ndërsa Arsenali ka dy pikë më pak në vendi i dytë. 
 

arsenal liverpul premier liga

Lini një Përgjigje