
Trajner i Juventusit, Massimiliano Allegri në prononcimin e tij pas humbjes ndaj Interit, pranoi se zikaltrit mbeten favoritët kryesorë për të fituar Scudetton.
“Nuk e di nëse është ndeshja e titullit, ne duhet të bëjmë rrugëtimin tonë. E dinim që Interi është i fortë, pjesa e parë ishte e bllokuar, ata gjetëm golin, ndërsa ne patëm një mundësi të ngjashme në fushë të hapur me Vllahovicin. Në të dytën ndeshja u hap, ishte më argëtuese për t’u parë. Gjithmonë ka një mbrëmje të keqe gjatë sezonit”, deklaroi ai.
I pyetur nëse Interi ishte shumë më i fortë se Juventusi, Allegri deklaroi se ndihej i zemëruar që kishin humbur një ndeshje e cila mund t’i ngrinte ata në këmbë.
“Askush në qershor nuk do ta kishte imagjinuar se do të ishim në këtë pozicion në renditje. Pastaj për lojën e gazetarëve është normale të thuash Inter kundër Juventusit, por janë rrugë të ndryshme. Jemi të zemëruar sepse humbëm një ndeshje që mund të na ngrinte në këmbë. Interi është favorit për Scudetton, nuk kërkon shumë kohë për ta zbuluar dhe do të mbetet i tillë. Milani është 4 pikë prapa, kampionati është ende i gjatë dhe mund të ndidhin ngjarje të paparashikuara", u shpreh ai.
Lini një Përgjigje