TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2024, 16:14

Armando Broja zgjodhi Fullhemin, sulmuesi kuqezi la Ernest Muçin në derën e Legias së Varshavës

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja zgjodhi Fullhemin, sulmuesi kuqezi la Ernest Muçin në

Armando Broja u transferua nga Çelsi te Fullhemi vetëm disa ditë më parë. Skuadra tjetër londineze arriti të siguronte shërbimet e shqiptarit në formë huazimi, deri në fund të sezonit aktual.

Por Broja nuk ka qenë i vetmi shqiptar për të cilin skuadra londineze kishte shfaqur interes. Edhe Ernest Muçi, i cili aktualisht luan te Legia e Varshavës ka qenë në “radarët” e anglezëve, me këta të fundit që mesa duket zgjodhën të merrnin Brojën dhe jo Muçin.

Të paktën në këtë sesion merkatoje, pasi në verë shumëçka mund të ndodhë. Por Legia ishte bërë gati që ta shiste Muçin për rreth 20 milionë euro, me Fullhemi që nuk e kishte problem ta paguante një shifër të tillë.

Por kur pa “krisjen” mes Brojës dhe Çelsit, e panë më të arsyeshme që momentalisht të transferonin 22-vjeçarin, me këtë të fundit që në njëfarë mënyrë la Ernest Muçin në derën e Legias.

ernest muçi legia e varshavës armando broja

Lini një Përgjigje