TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2024, 17:01

Surprizon Stavri Nica, ish-trajneri i Kukësit merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Dytë me një ndihmëse të veçantë

Shkruar nga Pamfleti

Surprizon Stavri Nica, ish-trajneri i Kukësit merr drejtimin e

Stavri Nica u largua nga Kukësi disa ditë më parë për t’i lënë vendin Emiljano Çelës. Por ish-trajneri i skuadrës veri-lindore nuk ka vonuar dhe ka gjetur menjëherë “shtëpinë” e re. Tekniku ka surprizuar me ekipin që ka marrë nën drejtim.

Nica ka marrë drejtimin e klubit të Shkumbinit që militon në Kategorinë e Dytë. Kujtojmë që trajnere e klubit peqinas ka qenë, Ilknur Aktash, me këtë të fundit që do të jetë asistente e Stavri Nicës.

Shkumbini ka si objektiv rikthimin në futbollin profesionist, duke nisur nga ngjitja në Kategorinë e Parë. Dhe në këtë mënyrë ka gjetur akordin me një nga trajnerët më të njohur të futbollit shqiptar, siç është 69-vjeçari, Stavri Nica.

stavri nica shkumbini ish-trajneri i kukësit

Lini një Përgjigje