TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2024, 18:07

Reali i Madridit në zi, ndahet nga jeta portieri legjendar “El Gato”

Shkruar nga Pamfleti

Reali i Madridit në zi, ndahet nga jeta portieri legjendar “El

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare, Migel Angel Gonzalez Suarez, i njohur më mirë si Migel Angel, portieri legjendar i Realit të Madridit midis viteve ‘70 dhe ’80.

“El Gato” (nofka e tij) vuante nga ALS (Skleroza Laterale Amiotrofike), sëmundje të cilën ia kishte zbuluar publikut që më 17 dhjetor 2022.

Migel Angel luajti për skuadrën “Merenges” për 18 sezone, duke u aktivizuar në total në 346 ndeshje. Ai iu bashkua “Los Blancos” në vitin 1967 nga Couto Sports Group.

Konkurrenca e ashpër me Betankurt dhe Garsia Remon bëri që të huazohej te Kastejon në sezonin e tij të parë. Më pas u kthye, por rolin e titullarit e mori përfundimisht në vitin 1974.

Që atëherë, ai nuk e lëshoi fanelën më numrin 1 deri një dekadë më vonë. Me Realin e Madridit, Migel Angel fitoi 6 tituj të La ligës (1971–1972, 1974–1975, 1975–1976, 1977–1978, 1978–1979, 1979–1980), 5 herë Kupën e Mbretit në vitet 1969–1970, 1973–1974, 1974–1975, 1979–1980, 1981–1982 dhe Kupën UEFA në vitin 1985.

Migel Angel, gjithashtu luajti 18 herë në përfaqësuesen e Spanjës, duke u bërë portieri titullar i ekipit në Kupën e Botës 1978, në Argjentinë. Ai gjithashtu ishte pjesë e grupit që mori pjesë në Kupën e Botës 1982 në Spanjë.

migel angel gonzalet suarez ish-portieri i realit të madridit

Lini një Përgjigje