
Një superkompjuter ka parashikuar se Mançester Siti është favorit për të fituar sërish Champions League edhe këtë sezon.
“Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola shkruan historinë kur fituan itullin e parë europian sezonin e kaluar duke kompletuar Tripletën.
Dhe një superkompjuter i Opta mendon se Siti mund të bëhet skuadra e dytë në tre dekadat e fundit që mbron titullin me sukses në Champions League.
Erling Haland me shokë kanë një shans 31.2 për qind për të fituar kompeticionin këtë vit.
Dyfishin e shanseve të Realit të Madridit, në vendin e dytë me 15.7 për qind. Kryesuesi i Serisë A, Interi është i treti në renditje me 12.1 për qind shanse.
Ndërsa Bajerni i Mynihut i Herri Kejnit është i katërti me 11.4 për qind.
Dhe pesë vendet e para plotësohen nga Arsenali, që ka 6.8 për qind të mundësive për të fituar Champions League për herë të parë.
Këto shifra i vendosin “Topçinjtë” përpara gjigantëve europianë si PSG, Barcelona, Atletiko e Madridit dhe Borusia e Dortmundit, të cilët kanë arritur të gjithë në finale në 11-vitet e fundit.
I vetmi ekip që nuk ka asnjë shans për të fituar është Kopenhageni me zero për qind të shanseve.

Lini një Përgjigje